Loading…
Kosovë – Danimarkë: Kompanitë e basteve publikojnë kuotat, favorizim i lartë për danezët
  • 19/03/2019 | 15:53

Kosovë – Danimarkë: Kompanitë e basteve publikojnë kuotat, favorizim i lartë për danezët

Tashmë edhe kompanitë e njohura të basteve kanë vendosur kuotat për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës, transmeton Gazeta Metro.


Kjo ndeshje vjen si një test i madh para se Përfaqësuesja e Kosovës të filloi ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Por, kë kanë favorizuar kompanitë e basteve nga kjo ndeshje? Padyshim që favorit mbetet Kombëtarja daneze, që edhe ashtu llogaritet ndër më të fortat në Evropë. Por, Kosova me formën e lartë që po kalon mund që edhe të shkaktoi befasi.

Fitorja e Kosovës kuotohet nga 7.00 deri në 11.00, barazimi nga 4.20 deri në 4.30, kurse fitorja e Danimarkës kuotohet nga 1.31 deri në 1.40.

Kujtojmë që ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës zhvillohet më 21 mars në “Fadil Vokrri” me fillim prej orës 19:00./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë