Loading…

Kosovë, këto janë aktivitetet e planifikuara për shënimin e 28 nëntorit

  • 28/11/2020 | 08:19

Kosovë, këto janë aktivitetet e planifikuara për shënimin e 28 nëntorit

Në Kosovë janë planifikuar një sërë aktivitetesh për shënimin e ditës së 28 nëntorit.


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bënë homazhe tek monumenti i heroit kombëtarë Gjegj Kastrioti- Skënderbeu. (Vendi: Sheshi ‘’Skënderbeu’’- Prishtinë, 09:00)

Kryeministri Avdullah Hoti bënë homazhe tek shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova. (Vendi: Sheshi ‘’Ibrahim Rugova’’- Prishtinë, 09:10)

Kryeministri Avdullah Hoti bënë homazhe tek kompleksi memorial i familjes Jashari në Prekaz. (VENDI: Prekaz- Skenderaj, ora 10:00)

Me rastin e Festës së Flamurit, Komuna e Skenderajt organizon disa aktivitete si në vijim:

Agjenda

0ra 09:00 – Nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Sheshi “Adem Jashari, Skenderaj)

Ora 09:15 – Homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari në Prekaz.

Parakalimi i Miti Klubit “Veteranët e UCK-së”

Fluturimi i paragllajdistëve mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ora 09:40 – Homazhe te Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.

10:00 – Kuvendi Komunal i Skenderajt mban Seancë Solemne, Ndarja e titullit “Qytetar Nderi” të humanistit Halil Kastrati dhe kampionit botëror në boks, Haxhi Krasniqi.

Për nder të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, komuna e Deçanit bën inaugurimin e dy lapidarëve në Isniq dhe në Carrabreg të Ulët.

Agjenda:

Ora 10:00 – Përurimi i Lapidarit të dëshmorëve në Isniq;

Ora 10:30 – Përurimi i Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Carrabreg i Ulët;

Ora 11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan!

10:00 – 13:00

Për nder të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, komuna e Prizrenit organizon këto aktivitete.

Agjenda:

Ora 10:00 – Inaugurimi i bustit të “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut” (Katedralja e e “Zojës Ndihmëtare”);

Ora 11:00 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë;

Ora 13:00 – Inaugurimi i shtatores së “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”. (Te rrethi afër Stacionit të Autobusëve).

11:00 – 13:00

Për nder të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon këto aktivitete.

Agjenda:

Ora 11:00 – Kori performon para ministrisë tri këngë;

Ora 12:00 – AKKV “Shota” mban takim në kabinet me ministren Vlora Dumoshi;

Ora 13:30 – Hapet ekspozita e Anton Çettës. Merr pjesë kryeministri Avdullah Hoti. (Muzeu Kombëtar)

Bëhet fillimi i punimeve të Kompleksit Memorial në Krushë të Madhe. (Krushë e Madhe, ora 12:00)

Komuna e Gjilanit, me rastin e Ditws sw Flamurit, mban disa aktivitete.

Agjenda:

09:30 – Homazhe tek lapidari i Abdullah Tahirit

10:00 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

10:20 – Homazhe tek lapidaret e heronjve ne qendër

10:30 – Te rinjtë ne kulture dhe edukim – (Çerdhja e femijeve ne Dardani)

11:00 – Ndarja e çmimeve Idriz Seferi, Agim Ramadani dhe Heroina e Qytetit (Zyra e Kryetarit)

11:30 – Shenjezimi i pllakave te falenderimit per shtetet mike (tek Çarshia e Gilanit ne qendër)

20:00 – Koncert festiv i AKV GJILANI – Salla e Teatrit te Qytetit

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë