Loading…

Kosovë – Turqi diskutojnë për projektet infrastrukturore

  • 17/03/2017 | 12:28

Kosovë – Turqi diskutojnë për projektet infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, njofton kumtesa ministrore.


Në këtë takim u diskutua për projektet e shumta infrastrukturore që do të realizohen gjatë këtij viti dhe viteve në vijim, si dhe për mundësinë e intensifikimit të raporteve ndërshtetërore në sferën ekonomike në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Zharku e njoftoi ambasadoren turke Kiliç më hollësisht për projektet infrastrukturore, ato të realizuara, në realizim si dhe për planet e MI-së në të ardhmen deri në kompletimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në përgjithësi në vend.

Kiliç shprehu interesimin e saj për mundësitë e forcimit të lidhjeve ekonomike në mes dy vendeve, për një zhvillimin të hovshëm ekonomik. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë