Loading…

‘Kosovën e pret dimër i vështirë’, Mustafa: Sot Qeveria iu tha qytetarëve ‘Zoti ua bëftë qarën’

  • 10/08/2022 | 21:27

‘Kosovën e pret dimër i vështirë’, Mustafa: Sot Qeveria iu tha qytetarëve ‘Zoti ua bëftë qarën’

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar qeverinë për deklaratat e sotshme lidhur me dimrin e vështirë që e pret vendin për shkak të krizës energjetike.


Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha sot se Kosovën e pret dimër i vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike. Musatafa ka kritikuar qeverinë që nuk po jep zgjidhje për qytetarët.

“Zoti ua bëftë qaren” tha Qeveria sot dhe i rrudhi krahët.”, shkruan Mustafa.

“Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e ftohtë e të errët që po na afron, në mungesë të energjisë elektrike dhe me çmime marramendëse të lëndëve djegëse për ngrohje, Qeveria sot i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve “duhet ta kurseni rrymën”. Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur.”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë