Loading…

Kostoja e vozitjes së veturave elektrike është 6 herë më e ulët se vozitja e një veture të rregullt

  • 07/08/2019 | 14:29

Kostoja e vozitjes së veturave elektrike është 6 herë më e ulët se vozitja e një veture të rregullt

Statistika të ndryshme sugjerojnë që një veturë elektrike shpenzon përafërsisht 20 kWh për të përshkruar rreth 100 km në rrugë të hapur, ani pse konsumi final varet edhe nga lloji i veturës, transmeton Gazeta Metro.


Nëse bëhet krahasimi në mes të kostos së makinave elektrike me atë të makinave me lënde djegëse, del që kursimet do të jenë mbi 84%. Nëse keni paguar 8.13 Euro për diesel për 100 km, me makina elektrike për të kaluar të njëjtën distancë do të paguani vetëm 1.27 Euro.

Deri sa një banor i Kosovës konsumon rreth 2800 kWh rrymë në vit, për të përshkruar 20,000 kilometra rrugë (që është mesatare vjetore e vlerësuar nga prodhuesit e makinave), një makinë elektrike i duhet diku rreth 4000 kWh.

Edhe pse Kosovarëve do t’u kushtonte shumë më lirë përdorimi i veturave elektrike, pa kapacitete të reja energjetike vështire se mund të ketë rrymë për të mbushur ato. Sasia prej 4000 kWh është relativisht e madhe dhe 180% më e madhe se sa konsumi vjetor i energjisë për person në Kosovë, i cili është rreth 2,800 kWh në vit. Në vitin 2017, në Kosovë janë të regjistruara 334,440 mjete motorike dhe jomotorike.

Me një përllogaritje të shpejtë dhe marrë parasysh indikatorët e mësipërm, nëse vetëm 10% e këtyre veturave zëvendësohen, e që në total i bie rreth 34 mijë vetura elektrike, Kosovës do t’i nevojiten rreth 136 megavat orë kapacitete shtesë të energjisë elektrike në vit. 34,000 (vetura elektrike) x 4000 kWh = 136,000,000 kWh = 136,000 mWh.

Ky numër mund të vazhdojë të rritet edhe me tutje në vitet ne vijim, andaj stimulimet e tilla duhet te përcillen edhe me politika energjetike qe sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë