Loading…

Kostunica shpiku ujin e vluar: Kisha zgjidhjen për Kosovë, të jetë si Hong Kong

  • 21/09/2019 | 08:58

Kostunica shpiku ujin e vluar: Kisha zgjidhjen për Kosovë, të jetë si Hong Kong

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, dje i talli e fajësoi opozitën serbe për paaftësi rreth Kosovës, ish kryeministri Kostunica e dëshmoi këtë sot, ai ka thënë se zgjidhja e tij për Kosovën ishte të jetë si Hong Kong, transmeton Gazeta Metro.


Kostunica i shtoi se kishte mbështetje edhe nga qeveria e atëhershme dhe e konsideron si pohim të korrektësisë të kësaj zgjidhjeje.

Ai theksoi se propozimi i tij për zgjidhjen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ishte autonomi e mbikëqyrur, e cila, siç theksoi “”paraqiste kompromis që shmangte dy opsionet ekstreme”.

”Autonomi e mbikëqyrur, për dallim prej pavarësisë së mbikëqyrur, në përpushmëri me rezolutën e OKB’së dhe kushtetutën e Serbisë”. Kështu do të ju mundësohej shqiptarëve që në krahinën autonome të Kosovës e Metohisë të qeverisnin drejt ardhmërisë së tyre dhe realizonin interesat e tyre” tha Kostunica.

Ai shtoi se në anën tjetër Serbia në përputhje me rezolutat e OKB’së do të ruante sovranitetin dhe integritetin territorial.

Në pyetjen se nëse propozimi i tij do të ishte i aplikueshëm në ditët e sotme si zgjidhje e pranueshme në këto rrethana, ai nuk u përgjigj gazetës serbe Kurir./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë