Loading…

Kouchner për korrigjimin e kufijve: Ide e mirë

  • 31/08/2018 | 19:04

Kouchner për korrigjimin e kufijve: Ide e mirë

Reagimit në lidhje me idenë për korrigjim të kufijve i është bashkangjitur edhe ish-përfaqësuesi special i OKB’së në Kosovë, Bernard Kouchner.


Por, për dallim nga shumë të tjera, ai është shprehur në favor të korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazetametro.net

Ai e ka cilësuar idenë për korrigjim si ide e mirë.

Kouchner madje ka thënë se ky opsion ka qenë i përmendur edhe më herët dhe se korrigjimi do të shënjonte përfundimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo ka qenë opsion edhe më herët dhe mund të jetë edhe tash opsion nëse pajtohen të dy palët. Ne mund të themi nse është plan i mirë ose i keq, por kjo është një ide që tashmë ekziston.

Kjo marrëveshje mund të jetë përfundim i luftës. Unë mendoj se është ide e mirë, edhe për Serbinë nëse ajo dëshiron që të bashkohet në BE. Dhe si pjesë e BE-së për Serbinë do të jetë e pamundur që të nxisë luftë të re”, ka thënë Kouchner. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë