Chelsea ka kaluar në avantazh në derbin e Londrës kundër Tottenham Hotspur, pas një super goli të shënuar nga qendërmbrojtësi, Kalidou Koulibaly, transmeton Gazeta Metro.
Në minutën e 19’të të ndeshjes në ‘Stamford Bridge’ pas një harkimi në zonë nga transferimi i ri i klubit, Martin Cucurella, topi shkoi drejt në këmbët e Koulibalyt, i cili me një goditje volej shënoi super gol.
Ky është edhe goli i parë për të me fanellën e ‘Bluve të Londrës’ që nga transferimi i tij këtë verë nga Napoli, kurse edhe Cucurella në ndeshjen debutuese si startues arriti të dhuroi asistim.
What a goal by Kalidou Koulibaly 🔥🔥👏🏼⚽
Chelsea-Tottenham 1-0 ⚽⚽
#CHETOT pic.twitter.com/0uAdPls7Eb— Saqlain Khan (@Saqlain1082022) August 14, 2022
Të dyja skuadrat kujtojmë se javën e kaluar shënuan fitore kundër Southampton (4-1), respektivisht Everton (0-1). /gazetametro.net