Travis Barker është i dashuri i ri i yllit të realitetit Kourtney Kardashian, transmeton Gazeta Metro.
Ajo kishte qenë më herët në një marrëdhënie jo aq të mirë me babanë e tre fëmijëve të saj, Scott Disick, për disa vjet.
Në fund të fundit, Barker dhe Kourtney tregojnë çdo ditë se sa janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Por këtë herë Barker shkoi një hap më tej, duke befasuar ndjekësit e tij me postime të reja intime në llogarinë e tij në Instagram.
Barker uroi Kourtney për 42 vjetorin e lindjes dhe tha se sa shumë e do atë, dhe për t’i treguar botës se sa shumë janë të dashuruar ai dhe Kourtney, ai postoi një seri fotografish të tyre së bashku dhe një video në të cilën ajo u shfaq duke e thithur gishtin e madh të tij./gazetametro.net
View this post on Instagram