Chelsea i ka dhënë leje mesfushorit Mateo Kovacic që të bisedojë me kampionin anglez Manchester City për një transferim të mundshëm, transmeton Gazeta Metro.
Korati është në listën e transferimeve të Cityt këtë verë dhe siç raporton Daily Telegraph, Chelsea i ka dhënë dritën e gjelbër Manchesterit për të nisur bisedimet mbi këtë çështje.
Ekipet nuk kanë diskutuar ende për ndonjë marrëveshje me 29-vjeçarin, në të njëjtën kohë Kovacic ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij.
Raportohet se për të ka shprehur interesim edhe Bayern Munich, por mesfushori kroat preferon Manchester Cityn./gazetametro.net