Loading…

KQZ: ​Ata që regjistrohen si votues jashtë vendit hiqen nga lista votuese në Kosovë

  • 30/01/2021 | 12:53

KQZ: ​Ata që regjistrohen si votues jashtë vendit hiqen nga lista votuese në Kosovë

Të gjithë ata që janë regjistruar me sukses si votues jashtë Kosovës do të largohen nga lista e votuesve në Kosovë dhe nuk kanë të drejtë vote, shkruan Gazeta Metro.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke përpiluar listën e votuesve jashtë Kosovës, listë kjo e cila përmban të dhënat e atyre votuesve.

Të gjithë ata që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës emrat e tyre do largohen nga listat e votuesve e cila do shpërndahet me 14 shkurt në vendvotime nëpër Kosovë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përpilojë listën e votuesve jashtë Kosovës, e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe duhet që këta emra t’i largojë nga lista votuese, e cila shpërndahet në vendvotime nëpër Kosovë, në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt”, tha Elezi për Kosova Press.

Elezi thekson se në një afat shumë të shkurtër do të dalin edhe me raportin e detajuar për votuesit jashtë vendit.

Sa i përket periudhës së votimit përmes postës, Elezi bën të ditur se do të realizohet në një afat kohor prej 10 ditësh, gjegjësisht nga data 2 shkurt deri më 12 shkurt.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë