Loading…

KQZ: ​Ecuria e zgjedhjeve në Veri pa probleme, votuan 42.42% e qytetarëve

  • 19/05/2019 | 20:51

KQZ: ​Ecuria e zgjedhjeve në Veri pa probleme, votuan 42.42% e qytetarëve

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka vlerësuar të qetë dhe pa probleme ecurinë e sotme të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës, ata kanë treguar se deri në ora 19:00 kanë votuar gjithsej 42.42 % e qytetarëve në katër komunat në veri, transmeton Gazeta Metro.


Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se të gjitha vendvotimet të komunave janë mbyllur në ora 19:00, sipas saj 24.595 persona kanë votuar në këto zgjedhje.

“Në 87 vendvotime të komunave janë mbyllur të gjitha me kohë në ora 19.00. Sipas të dhënave preliminare nga terreni, procesi i votimit në këto katër komuna është zhvilluar pa ndonjë problem. Ju njoftojmë se të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të jashtëzakonshme e shfrytëzuan 24.595 apo 42.42 për qind qytetarë me të drejtë vote nga gjithsej 57.983 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në zgjedhjet e tetorit deri në të njëjtën kohë kishin votuar 23.981 votues apo 41.90 për qind. Kjo është dalja sipas komunave: Leposaviq 41.57 për qind, Zubin Potok 50.74 për qind, Zveçan 48.17 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 38.74 për qind”, tha Daka.

Ajo ka bërë të ditur se nga ora 19.00 rrjedh afati 24 orë për ankesa të subjekteve politike në PZAP lidhur me procesin e votimit në veri të Kosovës, ndërkohë që lidhur me konferencën e radhës ku do të njoftohen rezultatet preliminare do të bëhet e ditur më vonë nga KQZ-ja.

Në këto zgjedhje garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22 mijë e 242 persona, në Leposaviq 18 mijë e 390, Zveçan 9 mijë e 276 dhe Zubin Potok 8 mijë e 612 persona./gazetametro.net

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë