Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të bëjë sot certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Metron e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
Ai ka thënë se sot në ora 16:40, bëhet certifikimi i këtyre rezultateve.
“Ju njoftoj se sot (e premte, 29 tetor, ora 16:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave”, ka bërë të ditur Elezi.
Sipas rezultateve të shpallura dje nga KZQ në balotazh do të shkojnë Gjakova, Drenasi, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Fushë Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, komuna e Shtimes, Suhareka, komuna e Vitisë, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha, Hani i Elezit, komuna e Kllokotit.
Ndërsa, Mitrovica e jugut, Peja, Leposaviqi, Lipjani, Deçani, Novobërda, Skenderaj, komuna e Shtërpcës, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Graqanica, Parteshi, Mitrovica e veriut tashmë kanë zgjedhur kryetaret e saj. /gazetametro.net