Loading…

KQZ del me informacione rreth fillimit të procesit zgjedhor

  • 14/11/2021 | 08:21

KQZ del me informacione rreth fillimit të procesit zgjedhor

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar për procesin e votimit në 21 komunat në të cilat po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.


KQZ ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.

Sipas listës përfundimtare të certifikuar të drejte vote kanë 1.260,571 votues, ndërsa janë 575 qendra të votimit me 1,638 vendvotime. KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, u shpreh Elezi.

Ai po ashtu tregoi që në faqen zyrtare të KQZ-së është i vendosur aplikacioni që secili votues mund të mësoj vendvotimin e tij të saktë.

Ndërsa njoftoi se KQZ do të mbaj 5 konferenca ditën e sotme, e para u mbajt para pak minutave ndërsa tjera do të jenë 11:30, 15:30, 19:30 dhe konferenca e pestë lidhur me rezultatet preliminarë do të njoftojnë me kohë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë