Kryetarja e KQZ’së Valdete Daka, në konfrencën e radhës për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas ka bërë të ditur se deri në ora 15:00, pjesmarrja në zgjedhje ka qenë në shkallën 27 për qind.
Kryetarja Daka ka thënë se deri në këtë orë të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 14.193 votues, raporton gazetametro.net.
Ajo nuk ka pranuar të flas për parregullsitë që kanë ndodhur në këtë proces, duke thënë se për këtë përgjegjës është Prokuroria e Shtetit e cila është duke operuar në proces.
Konferenca e radhës është bërë e ditur se do të jetë në ora 19:30. /gazetametro.net