Loading…

KQZ: Deri tani janë numëruar 364 vendvotime

  • 16/11/2019 | 17:31

KQZ: Deri tani janë numëruar 364 vendvotime

Sot në KQZ deri në orën 16:00 janë numëruar 64 vendvotime, ndërsa gjithsej që nga dita kur ka filluar rinumërimi, janë numëruar 364 vendvotime, apo 26 përqind, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i KQZ’,së Valmir Elezi.

‘’Gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 65 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara është: 364 vendvotime apo rreth 26%.’’, përfundon Elezi.

Kujtojmë se ky rinumërim vije pas vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP, i cli ka pranuar 53 ankesa të bazuara dhe prej tyre për 52 ankesa Paneli ka vendosur që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve KQZ për rinumërimin e 1,472 vendvotimeve.

Përveç kësaj, vlen të theksohet se PZAP mori vendim edhe që të anulojë tërësisht votat që erdhën nga Serbia, me ç’rast koalicioni NISMA-AKR-PD u bë pjesë e Kuvendit të Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë