Loading…

KQZ ende nuk ka një datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

  • 04/11/2019 | 08:45

KQZ ende nuk ka një datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur në mënyrë që t’i shpallë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se vetëm pasi t’i marrin këto konfirmime mund t’i shpallin rezultatet përfundimtare

. “Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare sepse duhet ta presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet e tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi t’i kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare”, ka deklaruar Elezi.

Më tutje, ai ka treguar procedurat që duhet të ndiqen pas shpalljes së rezultateve përfundimtare në mënyrë që KQZ-ja t’i certifikojë ato.

Sipas Elezit, pas shpalljes së rezultateve partitë politike dhe kandidatët e tyre fillimisht mund t’i paraqesin ankesat e tyre në PZAP dhe, në rast se ky institucion i hedh poshtë ato, palët e pakënaqura mund të ankohen në Gjykatën Supreme. Pastaj, pas vendimmarrjes së këtyre dy institucioneve, KQZ-ja mund t’i certifikojë rezultatet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë