Loading…

KQZ: Javën tjetër përfundon procesi i rinumërimit

  • 18/11/2019 | 17:03

KQZ: Javën tjetër përfundon procesi i rinumërimit

Sot deri në orën 16:00 në QNR të KQZ’së janë rinumëruar edhe 639 vendovitime, nga 1410 gjithsej sa janë. Nga KQZ njoftojnë se rinumërimi i plotë do të përfundojë javën tjetër, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, i cili tha se të hënën mund të përmbyllet ky rinumërim.

“Ne nuk mund ta themi me saktësi se kur përfundon procesi i rinumërimit të pjesës së mbetur të vendvotimeve, sepse kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime

Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gjatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim ky rinumërim”, tha ai.

Kujtojmë se javën që lam pas PZAP mori vendim që të rinumërohen edhe rreth 1410 vendvotime, ndonëse njëherë ishte thënë 1472, doli se kishte gabime në shënimin e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë