Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 14:00, shkruan Gazeta Metro.
Sot KQZ mban mbledhje, me 6 pika të rendit të ditës.
Në mbledhje do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhgueseve.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Sot (e enjte, 7 tetor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së:
3. Aktivitetet e ZRPPC-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhgueseve.
4. Raport i Këshillave të KQZ-së:
· Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të ZRPPC-së, në lidhje me pjesën e 10% të Fondit për përkrahje të subjekteve politike.
· Këshilli për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandit për ri shqyrtim të specifikave për format zgjedhore për zgjedhjet e lokale 2021.
5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik;
6. Të ndryshme; /gazetametro.net