Loading…

KQZ mban mbledhjen e radhës sot, këto janë pikat që do të diskutohen

  • 27/09/2021 | 08:22

KQZ mban mbledhjen e radhës sot, këto janë pikat që do të diskutohen

Komisioni Qendror i Zgjedhje sot do të mbajë mbledhjen e radhës ku do të diskutohet për aktivitetet e Sekretariatit të KQZ’së, aktivitetet e ZRPPC’së dhe do të miratohet rekomandimi i akreditimit të vëzhguesve, shkruan Gazeta Metro.


Gjithashtu, aty do të diskutohet edhe raporti i Këshillave i KQZ’së, dhe ridestinimi i buxhetit për shujta gjatë trajnimeve dhe për asgjësimin e materialit sensitiv të procesit zgjedhor të 14 shkurtit.

Ky është njoftimi i plotë:

ju njoftoj se sot (e hënë, 27 shtator, ora 11:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nr. 59 dhe 60/2021.

2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së:

3. Aktivitetet e ZRPPC-së:

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhgueseve.

4. Raport i Këshillave të KQZ-së:

Këshilli për Buxhet dhe Financa:

– Shqyrtimi dhe miratimi për ridestinim të buxhetit për shujta gjatë zhvillimit të trajnimeve për trajnerët e terrenit për zgjedhjet lokale2021;

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për buxhet shtesë për asgjësim të materialit sensitiv të procesit zgjedhor të 14 shkurtit 2021, dhe të kutive që kanë përfunduar te gjitha procedurat nga gjyqësori;

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për buxhet shtesë për furnizim me kamera të QNR-së;

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për transfer dhe ridestinim të buxhetit për printimin e doracakëve të trajnimit.

Këshilli për Operacione Zgjedhore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021,

– Shqyrtimi dhe miratimi i mënyrës së përzgjedhjes të Personelit Teknik të QV-ve dhe sigurimit të automjeteve transportuese për materialet zgjedhore për Qendra të Votimit dhe Vendvotime për zgjedhjet lokale 2021.

5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik;

6. Të ndryshme;. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë