Loading…

KQZ njoftim lidhur me akreditimin e mediave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

  • 06/11/2021 | 13:31

KQZ njoftim lidhur me akreditimin e mediave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha mediat se është duke vazhduar të pranojë aplikimet për akreditim për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Afati shtesë përfundon të hënën, më 8 nëntor.

Sipas KQZ-së mediat të cilat janë akredituar, nuk kanë nevojë të aplikojnë sërish, pasi vlen akreditimi i zgjedhjeve të raundit të parë;

Mediat të cilat janë akredituar, mund të dorëzojnë kërkesën për akreditim shtesë;

Mediat të cilat nuk janë akredituar në raundin e parë, mund të aplikojnë për t’u akredituar për raundin e dytë;

Procedura e aplikimit mbetet e njëjtë. Të gjithë formularët dhe hapat e aplikimit i gjeni të detajuara këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/

Vetëm mediat e akredituara mund të përcjellin procesin e votimit dhe procedurave tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sqarim shtesë: Mediat nga jashtë Republikës së Kosovës mund të paraqesin aplikimin e tyre përmes e-mailit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë