Loading…

KQZ nuk e ka për detyrë t’i raportojë incidentet

  • 15/12/2016 | 16:20

KQZ nuk e ka për detyrë t’i raportojë incidentet

Enis Halimi nga Sekretariati i KQZ’së, ka njoftuar anëtarët e këtij Komisioni, për përgatitjen e materialit sensitiv dhe të tjera për balotazhin , që do të mbahet në Drenas.

Halimi tha se lista e votuesve ka shkuar sot në shtyp dhe deri të shtunën i gjithë materiali i nevojshëm do të jenë të gatshme.

KQZ-ja në mbledhjen e sotme ka akredituar edhe vëzhguesit.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se ky institucion nuk e ka për obligim të raportojë në ditën e zgjedhjeve për medie për incidentet e ndryshme, pasi siç tha ajo, prokuroria duhet të raportojë për këtë.

Adnan Rrustemi nga KQZ-ja, tha se duhet raportuar çdo gjë që vjen nga dhoma operative e KQZ-së, edhe pse këtë e kundërshtoi Daka.

Sami Hamiti tha se duhet raportuar mbarëvajtja zgjedhore, por jo për incidentet dhe ekseset e ndryshme.

Për planin operativ, Rrustemi theksoi se KQZ-ja po dëshiron t’i ikë përgjegjësive për sa i përket raportimeve për incidente para medieve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë