Loading…

KQZ nuk i shpallë rezultatet pa u shqyrtuar të gjitha ankesat

  • 05/11/2019 | 16:31

KQZ nuk i shpallë rezultatet pa u shqyrtuar të gjitha ankesat

KQZ ka njoftuar se nuk do të shpallë rezultatet përfundimtare pa u shqyrtuar të gjitha ankesat nga Gjykata, transmeton Gazeta Metro.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po e pret vendimin e Gjykatës Supreme për ankesat që kanë bërë dje nga Lëvizja Vetëvendosje për votat e ardhura nga diaspora.

Zëdhënësi Valmir Elezi, ka thënë se aktualisht nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare sepse duhet të shqyrtohen ankesat që janë parashtruar në institucionet tjera.

“Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare sepse duhet të presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi të kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare”, ka thënë Elezi.

Sipas tij tani ka mbetur vetëm ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje, në Gjykatën Supreme.

“Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesën që është parashtruar”, ka deklaruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar dje në Gjykatë Supreme për 1806 fletëvotimet e mërgatës, të cilat nuk janë numëruar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë