Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) raportoi shpenzimet financiare për periudhën korrik-shtator 2026, transmeton Gazeta Metro.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), shpenzimet e kësaj partie për tremujorin e tretë të vitit kapin vlerën prej 62.675 eurosh.
Raporti është pjesë e dokumentacionit financiar që subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës duhet ta paraqesin për periudhat përkatëse.
Dokumentet e plota financiare për muajt korrik, gusht dhe shtator mund të gjenden në faqen zyrtare të KQZ-së, përmes kësaj vegze: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/./gazetametro.net