Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se i gjithë materiali sensitiv është shpërndarë sipas planifikimeve nëpër të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Drenasit.
Po ashtu, KQZ-ja bën të ditur se janë hapur me kohë të gjitha Vendvotimet në Komunën e Gllogocit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë sipas Listës Përfundimtare të Votuesve të miratuar nga KQZ-ja është, 52 mijë e 569.
Numri i Qendrave të Votimit është 28 me gjithsejtë 72 Vendvotime.