Loading…

KQZ’ja zhgënjen Pacollin

  • 01/12/2016 | 18:08

KQZ’ja zhgënjen Pacollin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka mbështetur kërkesën e ambasadorit britanik në Kosovë,  Ruairi O’Connell, i cili në emër të ambasadorëve të shteteve të Kuintit, ka kërkuar që misioni i OSBE t’i monitorojë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas. Por, Pacolli është i zhgënyer nga vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Ishte shumë inkurajuese kërkesa e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell për monitorim të rreptë të procesit zgjedhor në Drenas. Në fakt ambasadori britanik këtë kërkesë e bëri edhe në emër të miqve të mëdhenj të Kosovës që përbëjnë QUINT-in, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë”, ka shkruar Pacolli në proflin e tij në Facebook.

Për të mos u keqpërdorur vota e qytetarit dhe të mos vazhdojnë vuatjet e njerëzve Pacolli ka konsideruar se kjo kërkese ishte e qëlluar.

“Ishte zhgënjyese përgjigja e KQZ-së e cila nuk i jep akses OSBE-së dhe për fat të keq në Drenas mund të përsëritet e kaluara e hidhur ku për arsye keqpërdorimi të votave janë dënuar me burg 260 qytetarë, por u implementua qëllimi i hajnisë”, ka shkruar Pacolli.

Gjithashtu ai ka shkruar se KQZ-ja, e cila përbëhet nga partitë në pushtet, duhet ta dijë se pikërisht këto parti janë duke bërë fushatë me paratë e qytetarëve.

Sipas tij  Drenasi është i mbuluar me xhipa të kryeministrit, zeëvendëskryeministrave, ministrave, zvministrave, kryeparlamentarit e deputetëve, duke abuzuar me orarin e punës së mësimdhënësve e nxënësve, gjë që është e paparë në vendet e civilizuara. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë