Loading…

Kraja rrëfen për BBC se si i shkroi fjalimet e Jahjagës

  • 25/11/2016 | 17:16

Kraja rrëfen për BBC se si i shkroi fjalimet e Jahjagës

Ish-gazetarja e mediumeve vendore ndërkombëtare, Garentina Kraja në një emision të Radios së BBC ka folur për fjalimet e ish-presidentes Atifete Jahjaga.


Kraja gjatë mandatit të Jahjagës, kishte shkruar fjalimet e presidentes. Në mesin e shumë fjalimeve, BBC në një artikull e ka veçuar fjalimin për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, raporton Koha.net.

E ftuar në emisionin e Kim Chakanetsas, Gara ka qenë së bashku me shkruesen e fjalimeve të presidentit amerikan Barack Obama, Sarada Peri.

a

Dy fjalim shkrueset janë cilësuar nga BBC si persona që kanë hyrë në mendjen e presidentëve dhe kanë kthyer idetë e mendimet e tyre në një oratori të fuqishme.

Kraja në emision ishte bashk me shkruesen e fjalimeve të Obamas

“Kur është zgjedhur presidentja e parë e Kosovës në vitin 2011, ishte Garentina Kraja, e cila kujdesej për fjalimet dhe ekspertizën e presidentes. Së bashku Garentina dhe Jahjaga shkruan fjalimin për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, dhe e ndjen se ato ishin harruar për një kohë shumë të gjatë”, thuhej në përshkrimin e BBC-së për Krajën.

“Fjalimi ndihmoi në ndryshimin e mendimeve për këtë temë. Garentina beson në fuqinë e fjalëve dhe rrëfimeve për të bindur zemra dhe mendje”, thuhej në fund të përshkrimit për Krajën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë