Loading…
Krasniqi: Brutale, kur e sheh punësimet e familjarëve në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë
  • 23/03/2019 | 23:47

Krasniqi: Brutale, kur e sheh punësimet e familjarëve në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është shumë e padrejtë të punësohen familjarët në ndërmarrje publike, transmeton Gazeta Metro.


Krasniqi për TV Dukagjini ka thënë se është shumë dekurajuese për njerëzit që janë në kërkim të një pune të shohin gjëra të tilla.

“Është shumë dekurajuese për njerëzit që janë në kërkim të një pune. Realisht e ndjen veten keq kur lexon për këto raste si çdo qytetarë tjetër, edhe për faktin se je pjesë e kësaj klase politike”.

Ai ka thënë gjithashtu se edhe në të kaluarën kanë ndodhur punësime partiake, por asnjëherë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë.

“Është brutale kur e sheh në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë të behët punësimi i familjarëve”.

Krasniqi thotë se kjo çështje duhet të diskutohet në Kuvend.

“Kjo çështje duhet të diskutohet edhe në Kuvend dhe të ndiqen dhe parandalohen këto raste”, tha ai

Krasniqi ka thënë se çdo ditë po takon njerëzit të PDK-së dhe ata janë shumë të shqetësuar për këto raste.

“Është paragjykuese se njerëzit e PDK-së janë të punësuar me shumicë në institucione”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë