Loading…

Krasniqi: Do të ketë meç të tretë ku do ta nokautoj Boeselin

  • 29/12/2021 | 19:04

Krasniqi: Do të ketë meç të tretë ku do ta nokautoj Boeselin

Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar lidhur me vendimin e Federatës Botërore të cilët kanë  thënë se nuk do të ketë një rivlerësim të meçit me Dominic Boesel.


Gjatë ditës së djeshme, presidenti i IBO-së ka thënë se e konsideron çështje të mbyllur meçin mes Dominic Boesel dhe Robin Krasniqit.

Krasniqi ka thënë se do të ketë një luftë të tretë dhe mbase ai do ta fitojë me nokaut sërisht ashtu si e ka fituar luftën e parë me Boesel.

“Se çfarë fshihet realisht pas “refuzimit” të IBO-së, i cili as që është bërë i ditur nga IBO deri më sot, do ta kuptojmë në vijimësi. Lufta për drejtësi vazhdon.  Do të ketë luftë të tretë dhe ndoshta do ta nokautoj sërish, siç e fitova luftën e parë kundër Dominic Böesel”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Krasniqi e ka fituar edhe meqin e tretë përballë boksierit në fjalë pasi u ankua me vendimin e parë të gjyqtarëve dhe pas rishqyrtimit fitoren ia dhanë Krasniqit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë