Loading…

Krasniqi e refuzon Lladrovcin: Eja në Nismë

  • 19/11/2016 | 14:31

Krasniqi e refuzon Lladrovcin: Eja në Nismë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi i është kundërpërgjigjur kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi ky i fundit i bëri ftesë që të kthehej në “shtëpinë e vjetër”, Partinë Demokratike të Kosovës.

“Jakup kthehu në shtëpinë tonë. Mos na e ndaj Drenicën”, ishte ftesa që i ka bërë Lladrovci Krasniqit edhe sot, në një tubim, ku dhjetëra aktivist të Vetëvendisjes i janë bashkuar PDK-së në Drenas.

Mirëpo, Krasniqi përmes një postimi në facebook, jo veç që ka refuzuar ftesën e Lladrovcit por ka akuzuar ish-partinë e tij se është një “shtëpi” pa vlera, duke thënë se “Nuk janë germat (shkronjat) që e përbejnë një ‘shtëpi’ politike. Shkronjat ruajnë emër, por nuk ruajnë përmbajtje dhe as vlerat mbi të cilat është ndërtuar një shtëpi politike”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë