Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se krerët politikë nuk kanë asnjë virtyt prej udhëheqësi në personalitetin e tyre, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Jakup Krasniqit, krerët politikë, nuk kanë integritet e dinjitet për të drejtuar kombin a një pjesë të tij, madje nuk dinë as të komunikojnë si njerëz me njëri – tjetrin.
Krejt këto Krasniqi i ka thënë pas zhvillimeve të fundit në politikën kosovare.
“Prandaj kombi ynë gjendet këtu ku është dhe është tepër keq, sa nuk dinë “udhëheqësit” tanë, ta vlerësojnë asnjë vlerë. Dhe jo vetëm kaq, por antivlerat janë duke na u bërë vlera?! Pse? Pse ata që dolën nga vlerat e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, prezantuan vetëm antivlera. E dhimbshme kjo”, ka shkruar ai në Facebook.
Më poshtë keni postimin e plotë të Jakup Krasniqit në Facebook. /gazetametro.net