Loading…

Krasniqi i drejtohet Kurtit: Ku mbetën kushtet, i dhe drejtim një marrëveshje në fshehtësi

  • 06/02/2023 | 19:05

Krasniqi i drejtohet Kurtit: Ku mbetën kushtet, i dhe drejtim një marrëveshje në fshehtësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e pranoi planin franko-gjerman, pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çka përmban ai propozim, transmeton Gazeta Metro.


I pari i PDK’së me një postim në Facebook ka reaguar pasi Kurti njoftoi pas takimit me Miroslav Lajcak që ka pranuar të vazhdojë dialogun në Bruksel në bazë të planit franko-gjerman, tani zyrtarisht propozimi i BE’së.

Krasniqi e cilëson një marrëveshje të fshehtë të Kurtit, pa asnjë transparencë dhe duke i lënë në ‘terr informativ’ qytetarët.

”Kryeministri Kurti sot deklaroi se e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman, pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çka përmban ai propozim. Kështu, ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë,” ka shkruar ai.

Tutje, kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend vazhdon me disa pyetje në drejtim të kryeministrit, teksa thekson se ”PDK i ka bërë të qarta kohë më parë pesë shtyllat që i presim nga marrëveshja potenciale me Serbinë”.

”Ku mbetën kushtet e tij? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë?
PDK i ka bërë të qarta kohë më parë pesë shtyllat që i presim nga marrëveshja potenciale me Serbinë. Gjithçka më pak është humbje e madhe për Kosovën, për të cilën, përgjegjës i vetëm do të jetë Albin Kurti,” përfundoi ai.

Ndryshe, Kurti pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajcak tha se propozimi i BE’së është një bazë e mirë për diskutime të mëtejme.

“Një diskutim i mirë me emisarin special të BE’së, Miroslav Lajcak, në një drekë punë në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që e konsiderojmë një bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe një platformë të qëndrueshme për përparim. Disa çështje të caktuara rreth garancive ndërkombëtare, mekanizma implementimi dhe renditje kohore do të adresohen së shpejti gjatë bisedimeve të radhës në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit Europian na bëjnë optimist,” shkroi ai në Twitter. /gazetametro.net

Postimi i Memli Krasniqit:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë