Loading…

Krasniqi: I kam thënë Kurtit, nuk i thuhet kaq shpesh ‘Jo’ Amerikës

  • 24/11/2022 | 21:30

Krasniqi: I kam thënë Kurtit, nuk i thuhet kaq shpesh ‘Jo’ Amerikës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të mos i refuzonte shpesh kërkesat dhe këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ai ka thënë Kurti i dëgjoi me vonesë këshillat amerikane, prandaj, sipas tij, ai tani nuk di se si ta arsyetojë marrëveshjen e arritur për targat në Bruksel.

“Dje me vonesë, kryeministri e ka pranuar këshillën amerikane. E ka pranuar prej zorit, jo prej qejfit, për atë sot s’di se si ta arsyetojë. Ne jemi në pozicionin që e kemi pasur”, ka deklaruar Krasniqi në Pressing të T7.

Krasniqi ka thënë se nga Kurti kishte kërkuar që të mos i thotë kaq shpesh “Jo” Amerikës.

“Unë i kam kërku kryeministrit me i dëgju këshillat amerikane. I kam thënë, nuk i thuhet kaq shpesh JO Amerikës, partnerit kryesor. Nuk i thuhet JO dy herë n’vit Sekretarit të Shtetit”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së ka thënë se zhgënjimin e amerikan e ka vërejtur edhe gjatë vizitës së tij në Uashington.

“Unë e vërejta edhe në Uashington këtë punë, nuk është ndjenjë e mirë kur krejt bota i sheh si sponsor të shtetit të Kosovës, dhe ti me qenë kaq indiferente Qeveria e Kosovës dhe me thënë s’ka lidhje se ne jemi shtet sovran”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka përdorur një idiomë për ta shpjeguar raportin e Kurtit me SHBA-të.

“I kam thënë në takim unë, kjo punë i bjen: Hajde babë t’i kallxoj arat. Ku do ti me i kallxu Amerikës që jemi shtet sovran. Ne jemi shtet sovran për shkak të Amerikës, para së gjithash”, ka thënë ai gjatë emisionit Pressing.

Krasniqi ka thënë se pa mbështetjen e NATO-së dhe SHBA-së, lufta çlirimtare e UÇK-së, do të zgjaste për disa vjet.

“Pa mbështetjen e NATO-s dhe Amerikës, kishim mujtë me vazhdu luftën çlirimtare edhe për disa vjet”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë