Loading…

Krasniqi: Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë

  • 21/01/2022 | 15:07

Krasniqi: Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, në përvjetorin e tij të vdekjes, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi ka thënë se Rugova ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Kosovës në kuadër të përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Presidenti Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.

Urtësia dhe përkushtimi i tij për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë.

Me rastin e 16 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish Presidentit Rugova, ne sot nderojmë jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë