Loading…
Krasniqi: Ideja për ndryshim kufijsh është ide e moçme e Serbisë
  • 15/03/2019 | 23:40

Krasniqi: Ideja për ndryshim kufijsh është ide e moçme e Serbisë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka kritikuar qëndrimin e disa partive opozitare kundër dialogut me Serbinë. Thotë se miqtë e Kosovës kanë kërkuar unitet sa i përket bisedimeve në Bruksel.


“Janë inate politike”, thotë Krasniqi në një emision në T7.

“E kuptoj opozitën që të kritikojë koalicionin qeverisës në të gjitha punët e brendshme por nuk mund ta arsyetoj kur është çështja e bisedimeve me palën serbe duke pasur parasysh kërkesën e SHBA’së dhe BE’së që pala shqiptare të ketë qëndrim të unifikuar”, tha Krasniqi.

Ndërkohë Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e Serbisë.

“Unë mendoj që ideja për ndryshimin e kufijve, ideja për të shkëputur hapësira të Kosovës nuk është ide e Thaçit, është ide e kahmotshme e Serbisë që në këtë rast është rikthyer përmes Thaçit’, theksoi ai.

“Vazhdimi i idesë serbe për korrigjim kufijsh dhe për lëvizje të hapësirave është antikushtetuese por nuk është e Thaçit”, tha Krasniqi.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë