Loading…

Krasniqi: Kurti ia përfundoi karrierën Osmanit, ai është vet kryeministër, vet president

  • 18/01/2021 | 23:07

Krasniqi: Kurti ia përfundoi karrierën Osmanit, ai është vet kryeministër, vet president

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se Vjosa Osmani është në përfundim të karrierës së saj politike dhe se ajo aderoi në VV e nuk lidhi koalicion me këtë subjekt.


Ai tha se ishte i befasuar se si Osmani u kandidua për presidente, pasi Kurti më herët kishte nënkuptuar se do të ishte kandidat konsensual.

“Pa fije turpi e vendosi Vjosa Osmanin kandidate për presidente”, tha Krasniqi në emisionin Pressing në T7.

Krasniqi mendon se Osmani është në fund të karrierës së saj politike.

“Kurti ia përfundoi karrierën Osmanit, ai është vet kryeministër, vet president. Mendoj se Osmani vetëm se aderoi në atë parti”

Kurti dhe Osmani zyrtarizuan bashkëpunimin për zgjedhjet e 14 shkurtit javën që shkoi.

Sipas marrëveshjes, Kurti do të jetë kandidat për kryeministër ndërsa Osmani për presidente.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë