Albert Krasniqi nga Shoqëria Civile beson se Marrëveshja e Ohrit e arritur më 18 mars, thotë se avancon pretendimet e Serbisë dhe Kishës Serbe ndaj Kosovës.
Në një intervistë dhënë Nacionales, Krasniqi ka pohuar se kjo shihet te pretendimet politike të Vuçiqit për themelimin e Asociacionit dhe ato “hyjnore” të Kishës, me dhënien e statusit politik për këtë të fundit
“Pretendime ndaj Kosovës nuk ka vetëm shteti i Serbisë, por edhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS). Përderisa e para pretendimet i ka territoriale, e dyta pretendimet i ka “hyjnore” mbi shpirtin e popullit serb që e ushqen me ndjenjën e viktimizimit në “tokën e shenjtë” të Kosovës në të cilën një ditë do të kthehen.
Sipas Dioçezës së Kishës Ortodokse Serbe, qëndrim i tyre në Kosovë konsiderohet si “detyrë e shenjtë” për që ta mbrojtur Kosovën nga “të pafetë, josllavët dhe joserbët”.
Pavarësisë e Kosovës, sipas tyre, është vetëm pengesa e radhës që duhet të tejkalohet. Marrëveshja e Kurtit me Vuçiqin, i avancon pretendimet edhe të shtetit të Serbisë (me krijimin e asociacionit) dhe të Kishës Ortodokse Serbe (me dhënien e statusit politik)”.
Kujtojmë që me 18 mars në Ohër, nën ndërmjetësimin europian, kryeminstri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vucic, u pajtuan për aneksin që del nga plani franko-gjerman.
Në Kosovë dhe Serbi kjo ujdi është shitur në mënyra të ndryshme, por zëdhënësi i BashkimitEuropian, Peter Stano, ka tërhequr vërejtjen se kush do nuk implementon detyrimet që dalin nga plani europian, e braktisë rrugën e integrimit europian.