Loading…

Krasniqi në SHBA takon drejtorin e lartë të NATO’s: Ndikimi rus në Ballkan, duhet vëmendje dhe reagim

  • 02/02/2023 | 12:40

Krasniqi në SHBA takon drejtorin e lartë të NATO’s: Ndikimi rus në Ballkan, duhet vëmendje dhe reagim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka takuar njërin nga drejtorët më të rëndësishëm të NATO’së, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi tha se me drejtorin e kësaj aleance kanë folur për sfidat e vazhdueshme të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perendimor.

Ai tha se ndikimi rus në ballkan kërkon vëmendje dhe reagim.

Kryetari i PDK-së falënderoi at për mbështetjen e vazhdueshme që i ofron Ushtrisë së Kosovës Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Postimi i plotë:

Nder i jashtëzakonshëm të takoj në Pentagon, Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz.
Bashkë diskutuam për sfidat e vazhdueshme të sigurisë me të cilat po ballafaqohet bota në përgjithësi, por edhe Ballkani Perëndimor në veçanti. Kërcënimet direkte që vijnë nga ndikimi rus në Ballkan, kërkojnë vëmendje dhe reagim të matur e profesional shtetëror.
Z. Winternitz e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që SHBA i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aspiratave tona për anëtarësim në NATO.
Kosova është e lumtur dhe krenare që në rrugën e fuqizimit dhe shtetndërtimit ka një aleat si SHBA-të!./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë