Loading…

Krasniqi: Nga 20 mijë të vaksinuar në ditë kemi rënë në një mijë, kjo nuk guxon të ndodh

  • 29/12/2021 | 22:19

Krasniqi: Nga 20 mijë të vaksinuar në ditë kemi rënë në një mijë, kjo nuk guxon të ndodh

Drejtori i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës (SHSKUK) Valbon Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij për numrin e pakët të qytetarëve që po shprehin interesim për t’u vaksinuar.


Krasniqi në RTV Dukagjini ka thënë se në pikun e pandemisë gjatë muajve shtator-tetor janë vaksinuar deri në 20 mijë persona, derisa sipas tij tash numri ditor i të vaksinuarve shkon nga një deri në tre mijë.

“Kjo nuk guxon të ndodh. Duhet ta shfrytëzojmë ende situatën në të cilën ndodhemi për të forcuar dhe intensifikuar procesin e vaksinimit. Edhe ata që kanë marrë dy doza dhe plotësojnë kushtet duhet të marrin dozën përforcuese apo dozën e tretë të vaksinës anti-COVID”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i SHKUK-së ka shprehur shqetësim edhe për mosrespektimin e protokolleve të pandemisë nga ana e lokaleve të gastronomisë.

“Unë kam parë se pothuajse në asnjë lokal të gastronomisë nuk kërkohet certifikata e vaksinimit edhe pse në bazë të ligjit kërkohet”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi thotë se imuniteti kolektiv i fituar nga vaksinimi apo nga infektimet ka ndikuar që Kosova të ketë një situatë më të qetë pandemike në këto kohë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë