Loading…

Krasniqi: Një Qeveri e tërë që fshihet prapa një Hyseni

  • 22/07/2021 | 22:38

Krasniqi: Një Qeveri e tërë që fshihet prapa një Hyseni

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka reaguar në lidhje me pezullimin e vendimit për tiketat ngjitëse në vlerë prej 5 euro për regjistrimin e automjeteve, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi, përmes një postimi në Facebook tha se nuk duhet lejuar që një zyrtar të cilin e kanë zgjedhur qytetarët me një nënshkrim herë të vendosë, e herë ta heq taksën.

“Një Qeveri e tërë që fshihet prapa një Hyseni. Një zyrtari që nuk është as i zgjedhur nga qytetarët e as nga Kuvendi, por që me një nënshkrim herë vendos e herë heq taksa mbi popullin. Kështu s’bënë, s’mund e s’duhet lejuar”, shkroi Krasniqi.

Sot zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi njoftoi se ka pezulluar vendimin për tiketat ngjitëse, derisa këtë e arsyetoi me bazën se kishte gjetur kontradikta mes dokumenteve të marrëveshjes./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë