Loading…

Krasniqi: Nuk mjafton shkarkimi, urdhërdhënësit janë kriminelë

  • 29/03/2018 | 19:29

Krasniqi: Nuk mjafton shkarkimi, urdhërdhënësit janë kriminelë

Jakup Krasniqi është politikani i radhës që ka dënuar ashpër arrestimin dhe dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova.


Ai madje i ka quajtur kriminelë drejtuesit shtetërorë që kanë dhënë urdhrin për dëbimin e ‘gylenistëve’, në mungesë të një vendimi të gjykatës.

“Tirania brina s’ka”, ka shkruar në fillim të postimit në Facebook Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

TIRANIA BRINA S’KA!

Arrestimi dhe ekstradimi i arsimtarëve të Kolegjit Memet Akif në Turqi është turp që nuk lahet lehtë, është më shumë se turp se është dëshmi e gjallë se ky mentalitet as bënë e as krijon shtet dhe as mbron shtet.

Ata njerëz që kanë dhënë urdhër për një veprim të tillë, janë kriminel. Kriminel që po e shkatërrojnë shtetin e vet, që po e izolojnë popullin tonë dhe në vend që të integrohemi në Demokracinë Perëndimore, po integrohemi në despotizmin e tiraninë aziatike. Turpi qoftë mbi ata që e gatuan ketë gjellë të ligë.

Nëse Kryetari i shtetit, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri nuk e dinë kush dha urdhër, atëherë kush po sundon në Kosovë?

Me ketë veprim të shtetit tim, u ndjeva më shumë se i turpëruar.

Turpi brirë nuk ka!

P.S.

Ministri i PM e Shefi i AKI-së edhe mund të shkarkohen, por përgjegjësia është te urdhërdhënësi i tyre!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë