Loading…

Krasniqi: Nuk po i jepet prioritet mbrojtjes së vlerave të luftës

  • 05/03/2017 | 23:50

Krasniqi: Nuk po i jepet prioritet mbrojtjes së vlerave të luftës

Ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare ë Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e 19 vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, ka thënë se rezistenca e 5,6 dhe 7 marsit ka qenë dhe ka mbetur lufta më e madhe që ka zhvilluar UÇK-ja me forcat policore e ushtarake serbe.


Për ‘Epokën e Re”, ai ka vlerësuar se deri më tani janë realizuar idealet kryesore, liria dhe çlirimi i vendit por, sipas Krasniqit, ideali për ndërtimin e shtetit të së drejtës vazhdon.

Ai është shprehur i pakënaqur me trajtimin e kategorive të luftës nga shteti pasi, sipas tij, nuk ka qenë prioritet mbrojtja e vlerave të luftës, por përdorimi i tyre për interesa personale.

Në këtë aspekt, Krasniqi ka thënë se është e dhimbshme që gati dy dekada pas luftës, ish-pjesëtarët e UÇK’së ende ballafaqohen me procese gjyqësore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë