Loading…

Krasniqi: Opozitarizmi i VV’së e ka dëmtuar vendin, ne nuk bëjmë modelin e tyre

  • 27/01/2022 | 21:28

Krasniqi: Opozitarizmi i VV’së e ka dëmtuar vendin, ne nuk bëjmë modelin e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se partia që udhëheq është duke e ndryshuar paradigmën e opozitarizmit në vend.


“Opozita e ka bërë ligjin për menaxhimin e pandemisë COVID, ia ka dhënë kompetencat qeverisë edhe me i ndërmarrë masat. E dyta, opozita, në këtë rast PDK, edhe herën e parë edhe herën e dytë e ka mundësuar kalimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike. Sa për qeverinë as diskutimin në Kuvend për pandeminë nuk ka pasur dhe instrumentet tona janë të limituara, e para së gjithave është Kuvendi i Kosovës dhe ne i kemi shfrytëzuar të gjitha këto instrumente”.

Mes tjerash, Krasniqi, në Rubikon theksoi se modeli opozitar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka dëmtuar vendin dhe se ky model nuk do të ndiqet nga Partia Demokratike,.

“Unë po kuptoj që në ndërdijen e juaj ju po prisni një agresion prej opozitës, sepse kështu jeni mësuar ta shihni opozitën në Kosovë. Për fat të keq modeli i vetëm opozitar që ka ekzistuar në Kosovë në dhjetë vjeteshin e fundit është modeli i Vetëvendosjes, që ka qenë modeli me i dëmshëm në vendin tonë, një model i agresivitetit, një model i destruktivitetit, një model Nihilist në esencë që ka kundërshtuar gjithçka për hir të kundërshtimit” tha Krasniqi. në Rubikon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë