Loading…

Krasniqi për deklaratën e kryetarit të ri të Shtimes: 22 vjet paska qenë në robni nga PDK’ja, sot u kthye liria e Millosheviqit

  • 16/11/2021 | 22:11

Krasniqi për deklaratën e kryetarit të ri të Shtimes: 22 vjet paska qenë në robni nga PDK’ja, sot u kthye liria e Millosheviqit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka komentuar deklaratën e kryetarit të zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Shtime i cili tha se Shtimja pas 22 vitesh është përsëri e lirë, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi në T7 ka thënë se kjo deklaratë është shqetësuese kur flasim për një vend ku janë kryer masakra të tmerrshme gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Ai tha se këso deklarata bëhen kur njerzëve ju shpërlahet truri për një kohë të gjatë.

“E kam parë sot një postim të kryetarit të ri të Shtimes që thotë u çliru Shtimja pas 22 viteve. Kryetari i VV-së në Shtime që i ka marrë votat e qytetarëve, publikusht, realisht subteskti i tij është që në kohën e Millosheviqit Shtimja ka qenë e lirë. Po flasim për Shtimen ku kanë ndodhur masakra të tmerrshme, e tash thotë jemi çliru pas 22 viteve që u largu PDK-ja. Se 22 vite ka qenë robin për këtë kryetar udhëheqja nga PDK-ja e nga UNMIK-u e u kthy liria e Millosheviqit sot. Kjo ndodh Kur njerëzve ju shpërlahet truri për një kohë të gjatë dhe besojnë pastaj në një diskursk problematik”, tha Krasniqi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë