Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, deklaroi se kryeministri Albin Kurti udhëhiqet nga një urrejtje e skajshme ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke tentuar me çdo kusht t’ia zbehë atij rolin historik në shpalljen e shtetësisë së Kosovës, përcjell Gazeta Metro.
Gjatë një interviste në Klan Kosova, ai drejtoi kritika të ashpëra ndaj liderit të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Sipas Krasniqit, Kurti mban qëndrim armiqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Unë kam qenë kritiku më i madh i Hashimit për veprimet që i ka bërë gjatë qeverisjes, por ja jap dorën, çdo ditë e çdo natë për vepren e madhe që e ka bërë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Ky nuk do që Hashimi të jetë shpallësi i Pavarësisë së Kosovës. Ky do ta bëjë një shpallje të re, ky do të bëjë diçka të madhe që të gjithë heroit e mëparshëm të mbesin nën hijen e tij. Ky është njeri i sëmurë, ka probleme të mëdhaja mendore”, u shpreh ai./gazetametro.net