Loading…

Krasniqi për marrëveshjen e Ohrit: E pamjaftueshme, është rezultat i gabimeve të Kurtit

  • 30/03/2023 | 11:51

Krasniqi për marrëveshjen e Ohrit: E pamjaftueshme, është rezultat i gabimeve të Kurtit

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi, në postimin e tij në Facebook, ka ritheksuar se marrëveshja e arritur në Ohër, për ta, është e pamjaftueshme,  meqë nuk është finale e as gjithëpërfshirëse dhe heq dorë nga njohja e ndërsjellë.

Ai ka shtuar se, kjo marrëveshje është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI).

Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situtatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga Kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër.

Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë.

Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare.

Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë