Profesori universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, ka thënë se të gjithë këta militantë që po reagojnë kundër ambasadorit amerikan, Richard Grenell, në rast të një lufte me Serbinë kurrë ‘nuk i përgjakin brekët’, shrkuan Gazeta Metro.
Sipas Krasniqit, këta militantë fushë beteje e kanë rrjetin social Facebook.
“M’u kujtua kjo batutë, duke i parë shumë reagime kundër Grenellit, të një allavante militantësh, të cilët fushë beteje e kanë fejsbukun. Ata që flasin kështu kundër SHBA-ve, në rast të një lufte të re me Serbinë, kurrë nuk i përgjakin brekët. I dh…në brekët”, ka thënë Krasniqi përmes një shkrimi në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Kur shkrimtarit serb, Millan Komneniqi, na tha në Beograd, në prill 1988: ”Zotërinj, jemi në luftë!”, Hasan Mekuli i qe përgjigjur: “Kështu si ti flasin vetëm ata që nuk i kanë përgjakur brekët në luftë!” M’u kujtua kjo batutë, duke i parë shumë reagime kundër Grenellit, të një allavante militantësh, të cilët fushë beteje e kanë fejsbukun. Ata që flasin kështu kundër SHBA-ve, në rast të një lufte të re me Serbinë, kurrë nuk i përgjakin brekët. I dh…në brekët./gazetametro.net
https://www.facebook.com/milazim.krasniqi.12/posts/2704414926342038