Loading…

Krasniqi për mundësinë e një fronti të përbashkët opozitar: I panevojshëm, s’ka më formula të PAN’it

  • 25/01/2023 | 21:09

Krasniqi për mundësinë e një fronti të përbashkët opozitar: I panevojshëm, s’ka më formula të PAN’it

Lideri i PDK’së,  Memli Krasniqi ka folur për thirrjen që lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka bërë, për krijim e një fronti të përbashkët opozitar kundër kryeministrit Albin Kurtit.


Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se një ide e tillë është e panevojshme.

“Sa i përket ideve për fronte të përbashkëta, PDK e ka identitetin e vet. Jemi në një rrugëtim, i cili ka vetëm një qëllim, rimarrjen e besimit të qytetarëve për PDK, pa bërë asnjë kompromis për atë se cfarë do të ofrojmë si alternativë qeverisëse në të ardhmen.

Idetë tjera të bashkimeve potenciale të forcave politike nuk i shoh aspak të nevojshme në këtë moment, pasi që secili e ka rrugën e vet dhe jo domosdoshmërisht këto rrugë duhet të përputhen”, tha Krasniqi.

Tutje ai tha se nuk më formula të PAN’it, dhe se organizime të tilla nuk do t’i mbështesë asnjëherë.

“Cfarëdo lloj aranzhmane të cilat asociojnë me koalicione të tipit të PAN’it dhe të VLAN’it, unë nuk do t’i mbështes asnjëherë, dhe ato asnjëherë nuk do të ndodhin”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]etro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë