Loading…

Krasniqi: Populli do ta presë vitin e ri në terr, s’di qysh rrinë ministrat kaq shlirë

  • 17/11/2021 | 22:10

Krasniqi: Populli do ta presë vitin e ri në terr, s’di qysh rrinë ministrat kaq shlirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar edhe disa reduktime të rrymës që kanë filluar në Kosovë teksa ka drejtuar akuza drejtë Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi ka thënë se ai e ka paralajmëruar qeverinë për krizën energjetike porse nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e tyre.

‘’Unë kam folë për energjinë dhe krizën që ka me na qit për vitin e ri. Sot e kësaj dite, nuk e di a e kanë lëshu një deklaratë për këtë çështje dhe për një dimër të ftohtë. Sot nuk është asnjë shqetësim për Qeverinë kjo punë. Çështja e energjisë për ata që kanë lexu tituj ndërkombëtar, në gusht e kanë ditë për probleme që po na presin dhe u dashtë të marrin masa’’, tha ai në Rubikon.

Tutje, Krasniqi ka shprehur brengën e tij se reduktimet e rrymës mund të kthehen si kanë qenë në vitin 2008.

‘’Ajo që pritet janë restriksionet e rënda dhe do të rikthehemi tek racionimi i energjisë që se kemi pasë që prej vitit 2008. Sdi qysh mujnë me nejt ministrat kaq shlirë e mos me bë asgjë.’’, tha ai.
‘’Shihet që s’ka koordinim as me prodhues e as me furnizues’’, shtoi ai.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës ka refuzuar ‘Gazjellësin Amerikan’ i cili sipas ekspertëve do ta lehtësonte furnizimin me energji edhe më shumë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë