Loading…

Krasniqi: Procesi i vettingut duhet të ndodh, e paqartë pse po vonohet

  • 04/12/2022 | 09:17

Krasniqi: Procesi i vettingut duhet të ndodh, e paqartë pse po vonohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për procesin e vettingut.


Kryetari Krasniqi tha se nuk e ka të qartë pse po vonohet një proces kaq i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Ai madje tha se propozimet e partisë së tij janë marrë parasysh, madje tha se edhe kryeministrit i kanë dhënë përkrahej për këtë proces.

“Procesi i vetingut duhet të ndodh. Ne e kemi mbështetur qysh moti. Unë e kam takuar kryeministrin dhe i kam dhënë mbështetje për një proces që duhet të ndodh në Kuvendin e Kosovës. Propozimet që i kemi dhënë si Parti Demokratike e Kosovës janë mirëkuptuar dhe janë pranuar dhe sot dosja e vetingutt gjendet në Kuvendin e Kosovës”.

“Unë nuk e kam të qartë pse po vonohen dhe pse po hezitojnë të nisin këtë proces. Vettingu është proces që mund të bëjë dallimin e ta luftojë inefikasitetin pse jo edhe kompetencën”.

“Por një gjë e tillë duhet të ndodh në një proces të strukturuar legal, Kushtetues siç e kemi propozuar përmes vettingut në Kuvendin e Kosovës jo me masa të tjera të cilat e ndikojnë pavarësinë e  sistemit të drejtësisë”, tha Krasniqi. /EO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë